Projekti Shpresa Shkodër

Projekti Shpresa ka këto objektiva strategjike:

  • Përmirësimi i shërbimeve psikologjike për Personat me Aftësi të Kufizuar.
    Për arritjen e këtij objektivi është mundësuar hapja e Zyrës së Shërbimit Psikoklinik ku zhvillohen këshillime, terapi loje, programe rehabilitimi të shëndetit mendor, psikoterapi etj.
    Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për Personat me Aftësi të Kufizuar.
    Për këtë është aktivizuar Infermieria për tu gjendur sa më pranë nevojave dhe problemeve shëndetsore të Personave me Aftësi të Kufizuar.
  • Sistem funksional dhe i mirëfilltë për mirëqënien dhe sigurinë sociale si dhe ofrimi i mundësive të barabarta për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.
  • Është punuar për të mbajtur një standard të përshtatshëm jetese, përfshirë ushqimin, veshjen, strehimin, punësimin si dhe sigurimin e pensionit, të cilat përbëjnë një standard dhe obligim ndërkombëtar. Gjithashtu janë zhvilluar bashkëpunime me Zyrën Rajonale të Punësimit për Nxitjen për Punësim për Personat me Aftësi të Kufizuara, mbrojten dhe sigurinë sociale në mjediset e punës
    Krijimi i kushteve për gjithë përfshirjen në arsim dhe për mbështetjen profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuara në bashkëpunim me përfaqësues të shkollave publike për përfshirjen sociale të PAK si dhe marrëveshje me Zyrën e Formimit Profesional për pjesëmarrje në kurse profesionale.
  • Qasje e barabartë në mbrojtje ligjore si dhe ofrimi i sherbimeve në nivelin lokal për përmbushjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara. Krijimi i kushteve të barabarta në qasjen ndaj, informimit, komunikimit, pjesëmarrjes si dhe në krijimin apo vendosjen e një sistemi të unifikuar të të dhënave për Personat me Aftësi të Kufizuara.