Shoqata “Projekti Shpresa” synon të ndjekë vlerat e vërteta njerëzore duke sjellë shpresën e jetës për të gjithë ata persona që jetojnë në kushte të papërshtatshme ekonomike, fizike dhe psiqike, duke ruajtur, zhvilluar dhe dëshmuar vlera më të mira njerëzore, nëpërmjet organizimit të veprimtarive të ndryshme të Shoqatës dhe të anëtarëve të saj, nepërmjet:

1. Inkurajimit dhe përhapëjes së informacionin për respektimin e të drejtave të njeriut, në zbatim të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (10 Dhjetorit 1948).

2. Bashkëpunimit me Entet dhe Institucionet private dhe publike nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve dhe konventave në lidhje me projektet që lejojnë mbështetjen e nevojave, nxitjen dhe zhvillimin e të drejtave të PAK.

3. Paraqitjes dhe zbatimit të projekteve që kanë qëllim realizimin e qëllimeve të sipërmendura.

4. Nxitjes të çfarëdo lloj iniciative të nevojshme për arritjen e qëllimeve të Shoqatës.