Shoqata Italo-Shqiptare ‘Projekti Shpresa’ u krijua nga nisma dhe vullneti i mirë i një asistenteje  sociale italiane Dr. Silvana Vignali e dalë në pension e cila ka ardhur  vullnetarisht në Shkodër në vitet e tranzicionit, pasi ka punuar për 33 vite në Shërbimet Sociale Italiane.Kjo nismë u shoqërua edhe me mbështetjen e Jezuitëve të Lega Misionaria të ardhur nga Roma.  Dr. Vignali solli idenë se personat me aftësi ndryshe (të kufizuara) duhen konsideruar jo më si objekte për tu ndihmuar dhe izoluar në hapësirat artificiale të Institucioneve Psikiatrike dhe Jetimoreve, por si "persona" me nevoja të veçanta për tu zbuluar, lexuar dhe për tu përmbushur.  Nga këto premisa të parashtruara nga Znj. Silvana, është zhvilluar Shoqata ‘Projekti Shpresa’ në qytetin e Shkodrës nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara falas që kanë patur për qëllim të tregojnë në praktikë që: Familja, Institucionet, Shkolla duhet të plotësojnë nevojat e një fëmije me aftësi të kufizuara "në mënyrë të barabartë" me mënyrën se si i përgjigjet nevojave të fëmijëve normalë (edhe në qoftë se nevojiten më shumë përpjekje dhe burime) jo me mesazhe dhe stimuj të përjashtimit, por të normalitetit. Nevojat e një fëmije me aftësi të kufizuara janë të përbashkëta për të gjithë: ka uri, etje, gjumë, të ftohtë, ka nevoja për siguri dhe të ndjehet i  dashur, i respektuar, i pranuar dhe "produktiv", ka nevojë të realizojë veten e tij/saj dhe për të përmbushur pritshmëritë e veta si dhe që të pranohet në grupin në të cilin jeton. 

Pra, Dr.Silvana ka propozuar për tu siguruar fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara që mirëpret, jo thjesht "hapësira" të rritjes psikologjike dhe të marrëdhënieve (Shtëpi-Familje) në të cilën të jetojnë jetën e tyre të përditshme, por edhe një përgjigje të plotë ndaj nevojave të tyre, sidomos duke përfshirë futjen e tyre në Shoqërinë Civile për ushtrimin e plotë të të drejtave të tyre të qytetarisë. Domethënë, jo vetëm mirëpritje, dashuri, shpresë, por një angazhim konstant që nuk i konsideron ata "si diçka pa vlerë", një shkollë, punë, një shtëpi, miq dhe marrëdhënie pozitive që i ndihmon ata të dalin nga "vetmia"   ku do ti kishte lënë  logjika e  " prodhimtarisë ".   Shoqata ‘Projekti Shpresa’ u njoh si OJQ nga Tetori i vitit 1994 dhe vepron në Shkodër qysh prej  muajit Tetor të vitit 1994 në favor të fëmijëve ndryshe të aftë jetimë apo të braktisur, duke i nxjerrë kështu prej Instituteve Psikiatrike dhe Jetimoreve për t’i mirëpritur në Shtëpitë-Familje,ku nuk janë më objekt asistence,por persona me nevoja që duhen zbuluar, lexuar dhe plotësuar.  "Projekti Shpresa" u siguron këtyre fëmijëve mikpritje, dashuri, shpresë, formim, futje në punë dhe në Shoqërinë Civile me qëllim që t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Në vitin 1998 është formuar Shoqata Shqiptare “Projekti Shpresa”.   Gjatë 20 viteve nëpërmjet punës së Projektit Shpresa, ka luftuar për të vënë në lëvizje mekanizmat socialë dhe institucionalë: për krijimin e një kulture tjetër për personat me aftësi ndryshe dhe për të respektuar diversitetin; për tejkalimin e modeleve familjare dhe shoqërore që ndikojnë në jetën e njerëzve, sidomos të grave, pra  një kulturë që dëshiron rolin "gjinor"; për krijimin e një etike të re pune.